LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

LDK: Shumë lagje të kryeqytetit pa objekte shkollore

Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka vlerësuar se mungesa e objekteve shkollore në Kalabri, Vetërrnik, Mat, Sofali dhe Arbëri, tek Përroi i Njelmët dhe në lagje të tjera të kryeqytetit ka shkaktuar rritjen e numrit të nxënësve në SHFMU “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemaili”, “Faik Konica”, “Meto Bajraktari”, “Dardania” dhe disa institucione tjera të këtij niveli shkollor. Kjo po ndodh sepse Komuna e Prishtinës në tri vitet e fundit nuk ka filluar të ndërtojë asnjë objekt shkollor, përkundër planifikimit të përvjetshëm dhe mundësisë potenciale që i ka për financimin e ndërtimit të kësaj infrastrukture. Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës për çdo vit po përpiqet të promovojë mësimin gjithëditor në të njëjtat institucione, ku mësimi zhvillohet në dy ndërrime, ku mungon infrastruktura elementare, ku nxënësit nuk i janë krijuar kushtet e domosdoshme të qëndrimit gjatë gjithë orarit të mësimit gjithëditor në mënyrë që të ndjehet si në ambientin familjar ku ai do të mund të ushqehet, të argëtohet e të zhvillojë aktivitete në fusha të  ndryshme mësimore dhe ku ai, përpos mësimit bazik, të mund të përfitojë nga programet e fushave  të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …