Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka prezantuar rezultatet e sondazheve të fundit të opinionit publik në lidhje me zgjedhjet e mundshme. Në këtë matje, Lëvizja Vetëvendosje është përzgjedhur nga qytetarët si subjekti i parë politik në Kosovë me 26 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 23 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 për qind, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK) me 14 për qind, Aleanca Kosova e Re, me 5 për qind, ndërsa Nisma me 3 për qind.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
