Brickos

Mona Agrigoroaiei: Poezi kushtuar dëshmorëve të kombit

Mona Agrigoroaiei, apo Monika Botoshani është emër i njohur,  jo vetëm në Rumani, ku jeton, por edhe kudo ndër shqiptarë. E frymëzuar me idealet kombëtare të Rilindasve: Dora D’ Istria, Jeronin De Rada, Asdreni, Nikolla Naço, Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi e shumë të tjerë, ajo i mbeti besnike idealeve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Me qëndrimin e saj militant, kombëtar,  Mona ka reflektuar  po thuajse mbi të gjitha zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Iliridë e Çamëri, duke mbështetur aspiratat e natyrshme dhe të ligjshme të shqiptarëve për të jetuar në një shtet të vetëm, ashtu sikur popujt e tjerë të Ballkanit, apo të tërë botës.


Përveç studimeve, analizave e komenteve mbi ngjarje të caktuara, të cilat i përshkon kritika realiste dhe qasja origjinale në trajtimin e tyre,  Monika Botoshani merret edhe me krijimtari artistike, veçmas me poezi. Ajo i ka pritur me zemërim  dhe indinjuatë të thellë përpjekjet e qarqeve antishqiptare për demonizimin dhe satanizimin e UÇK-së.


Në Redaksinë e Kulturës së Radios-Kosova e Lirë ajo ka dërguar për botim një tufë poezish kushtuar dëshmorëve të kombit të tri luftërave  tona çlirimtare:


 


 


BAC, NUK U KRY! (Kushtuar Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK,


Adem JASHARI)


 


Bac, nuk u kry!


Betimin nuk e kemi përmbushur…


Se Shqipëria Etnike akoma është e ndarë;


Dhe, në kolonizim kërrusur,


Duan për ta vrarë!


Bac, nuk u kry!


Duan të të mashtrojnë,


Nëpër tubime të të shpërdorojnë!


Pushtetarët maskarenj,


që nuk kanë ideal;


Por, që veprojnë sikur një djallë!


Bac!


Në rrugën tende ne do të ecim,


Përkushtuar do të shkundim zinxhirët e përbindëshit!


Për Atdhe jemi të gatshëm të vdesim,


Por, kurrë më në prangat e pushtuesit.


Bac!


Dhe, sikur një zë i rreptë më foli,


Shpresë të fortë më solli:


“Bijë, mos u dëshpëro


Mua aspak mos më vajto!


Se maskarenjtë nuk janë të përhershëm,


Shqipëria Po!


Atdheu ynë i pathyeshëm


Në kolonizim më JO!


Gjaku im kurrë s’bëhet ujë!


Thuaj atyre që bëjnë vetëm bujë:


Se unë s’kam rënë për gjoja <<pavarësi>>


Me gjithë trupin e me hundën thellë nën Serbi!


Mu në strofullin e ujkonjave do të godasim


Mu atje ku iu dhemb më së shumti do t’i pëlcasim!


Dhe, mbi greminat e shtigjeve do të ngrihet


Shqipëria Etnike, diell që nuk venitet!”


Rumani, 1 nëntor 2013


 


HARUN ALIUT


(Në 3-vjetorin e rënies së tij heroike)


 


Kreshniku Harun u frymëzua


Që idealin ta ndjekë pa pushim


Për liri e atdhe ai u mundua


Jo për marrëveshje pa çlirim.


Në Ohër shkau ka mashtruar


Se do të jepte << të drejta>>


Haruni jo, nuk është dorëzuar


Ai e dinte se çka është e vërteta.


Haruni e dinte se sllavi s’ka besë,


Se për liri e kemi një shpresë,


Prandaj rrugën e ka vazhduar


Rezistencën nuk e ka pushuar.


Fort goditi dorën gjakatare


Në luftën çlirimtare


Dhe pas saj, deri në flijim,


Një jetë e tërë për ribashkim.


Rumani, 12 maj 2013


 


TAHIR DHE NEBIH MEHËS


(Në 32-vjetorin e rënies së tyre heroike në Prekaz të Drenicës)


 


Kur lukuni e bishave policore


Rrethoi kullat e Drenicës,


Ju qëndruat me pushkë në dorë:


Si bijtë e Azem Galicës.


Në <<ditën e milicisë>>


Horrat erdhën për t’u krekosur


Ju dhatë shembullin e trimërisë


Ju gjetën të armatosur!


O Tahir e Nebih Mehë!


Shqiponja që fluturojnë,


Yje që shndërrisin  e luftojnë


Kundër qenit vrasëtar që leh.


Lehja e tij s’po na frikëson.


Ashtu duhet ta kuptojmë:


Me guxim na frymëzon


Shqipërinë ta ribashkojmë!


Rumani, 13 maj 2013


 


“Atdheut të mos i shërbesh me fjalë!”


(Poezi kushtuar dëshmorit Naser Krasniqi me rastin e 14 vjetorit prej


rënies së tij në fshatin Ratkoc të Kosovës)


 


Zana e natës në lindjen e Naserit kaloi


E me zë përallore kështu kumtoi:


“Nëna të lindi, more djalë,


Që atdheut të mos i shërbesh me fjalë!


Por me vepra heroike


Për ribashkim të trojeve etnike”.


E ky fat e ka ndjekur


Fuqia e tij kurrë nuk është mekur.


Gjithmonë në rrjedhat përparimtare,


I drejtë e me frymë bujare.


Syri i keq i bishave pushtuese


E vështroi me poshtërsi


I përballuar me kriminelin


Ai iku në Gjermani.


Kur kushtrimi në Kosove ra


Naseri në atdhe kthehet


Gjerdan fishekësh në gjoks ka


Në Ratkoc dëshmor bëhet.


U dridh toka e u bë errësirë


Zana e natës prapë mori ngjyrë


Në rënien e tij, e luftëtarit,


Në rënien e Naser Shqiptarit,


Ujë të kthjellet nga kroi i mirë,


Ushtarëve trima u dha


Në këtë rrugë të vështirë,


“Mposhtni armikun!”, fort u tha.


Dhe u zhduk në errësirë.


Rumani, 5 qershor 2013


 


QIELLI U SKUQ!…


(Poezi kushtuar vëllezërve Gazmend e Blerim Lokaj në 15-vjetorin e rënies së tyre heroike)


 


Në Prejlep, familja Lokaj


E përndjekur përherë


Se bleu tokat e malazezëve,


Pesë toka përnjëherë.


U mor peng dhe u burgos


Nga pushtuesi serb u pa


Gjithmonë me sy të keq,


Gjithmonë kërbaç iu dha.


Gazmendi e Blerimi


Që të rinj nuk pranuan,


Në ushtrinë vrastare të shkaut


Ata nuk u inkuadruan.


Ata pritën me gëzim


Vetëm ditën e betimit!


Kur në UÇK u rreshtuan


Për idealin e ribashkimit.


Por dielli u shua një ditë


Kur Gazmendi në Prejlep ra


Qielli u skuq pastaj


Kur Blerimi në Dranoc u vra.


Dy vëllezër trima me fletë


Me përkushtim të madh luftuan.


Ata nuk dorëzuan lehtë


Të armatosur në dhëmbë qëndruan.


Rumani, 5 qershor 2013


 


NDIQNI RRUGËN E DËSHMORËVE!


(Kushtuar dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu)


 


Ndiqni rrugën e dëshmorëve!


Është porosia e viganit Bahriu.


Mos thoni veç fjalë shterrpe e përvjetorëve,


Mos shkelni betimin para atdheut!


Ndiqni rrugën e dëshmorëve!


Fjali udhërrëfyese na la amanet,


Frymëzohuni me dritën e pishtarëve,


Asgjë në jetë nuk na mbet.


Ndiqni rrugën e dëshmorëve!


Luftoni për ribashkim me ngulm,


Rrëmbeni armët e luftëtarëve:


Duke ndërtuar çati me kulm.


Rumani, 19 tetor 2013


 


TITANIT JUSUF GËRVALLA!


(Poezi kushtuar idealistit, veprimtarit të Çështjes kombëtare dhe


udhërrëfyesit tonë – Jusuf GËRVALLA)


 


Sytë i Tij shkelqenin nga drita e idealit;


Frymën na zë dhe tani  kjo shqiponjë e malit;


Kur mendojmë në flakadanin e veprës së Tij,


 -të Jusuf Titanit!


Me zë përrallore i binte kitarës;


Ishin telat e vetë Atdheut në dorën e tij;


kur shtëpia e kafshuar, nga ujqerit e zinj


vajtonte e vetmuar;


-në robëri.


Kur bashkë me Bardhoshin


e Kadri Zekën


firmoste krijimin


e Frontit Unik,


zombi serb u mori jetën


 -për gëzimin e horrave çetnik’.


Uragan që shpërthente,


për ngordhjen e njerkës Jugosllavi


ishte veprimtaria e Tij!


Paralajmëronte flladin


që ka për të ardhë


 -Me ribashkimin e Nenës Shqipëri.


Rumani, 21 qershor 2013


 


Ushton Padeshi e gjëmon Juniku


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Arif Shpend Dautaj, në 14-përvjetorin e kalimit të tij në përjetësi)


 


Ushton Padeshi e gjëmon Juniku


Frikësohet gjithnjë e më shumë armiku!


Se trimat e lirisë nuk dorëzohen


Nga robëria ata çlirohen.


Arifi, djalë kreshnik i Shqipërisë,


Ra në Kosovë, ra në altarin e lirisë,


Si ushtar trim për atdhe luftoi


Atdheun asnjëherë nuk e tradhtoi.


Nena për Kosovën e saj


Ujiti tokën me gjakun e Arif Dautaj,


Që ra në Babaj, në pritën e Serbisë,


Duke sjellë armatim nga skajet e Shqipërisë.


Rumani, 26 qershor 2013


 


NUK NXORI ASNJË FJAL’,  PËR SHOKËT E TIJ NË MAL!


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Besnik Muharrem Restelica, më 16 vjetorin e rënies së tij heroike, në hetuesinë e Prishtinës)


 


Besniku, djalë me traditë patriotike,


Të trashëguar prej babait të tij;


U angazhua në këtë veprimtari jetike,


Kundër hordhive armike.


Ra në kontakt me shokët e idealit;


E ditën e madhe u afrua,


Kur do të luftonte me bishat


-e Beogradit.


Por, veprimtaria e tij u zbulua.


Dhe, ai menjëherë u arrestua…


Në hetuesi UDB-ja e torturoi,


Dhuna mizore, trupin e Besnikut


e nënshtroi.


Por, ai nuk nxori asnjë fjal’,


për shokët e tij në mal.


Përkundër torturave,


Nuk u tha asnjë sekret


çetnikëve!


Na dha shembullin e sjelljes,


Si duhet të veprojmë,


para skëterrës!


Rumani, 28 korrik 2013


Si Çerçiz Topulli në Mashkullore


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Muhamed Sefer Haxhiaj, në 15-vjetorin e


rënies së tij heroike)


Te “Kulla” tanket serbe vërshojnë,


Si çakej ata sulmojnë!


Por, çlirimtarët nuk dorëzohen;


Ata me vetëmohim luftohen.


Kush po hidhet mbi tankun armike,


Si luan, me bombë në zjarr?


Është Muhamet Sefer Haxhiaj


Që shpërthen si dragoi mbi varr.


Serbët tmerrohen nga mjekra e tij.


Ata lemeriten nga pamja e Muhamet Haxhiaj!


Si Çerçiz Topulli në Mashkullore,


Lufton Muhameti me bombë në dorë.


Rumani, 3 korrik 2013


 


MBI FRENGJITË E TRIMËRISË!


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Skërdilajd Llagami – komandant Shpendi, në 12-vjetorin prej rënies së tij heroike)


 


Familjes Llagami i ra biri.


Shpirt i bekuar, luftëtar më i miri;


Që u ngrit mbi frëngjitë e trimërisë


Për të ribashkuar tokat e Shqipërisë.


Skërdi fluturon mbi qiellin e Arbërisë;


Si Shpend që ka thyer vargonjtë e robërisë.


Udhën drejt lirisë e përshkoi,


Edhe kur plumbi i armikut e qëlloi.


Mbi male Skërdi edhe sot jehon


Ortekun e kolonizatorit me fuqi e ndalon.


Kufomën e pushtimit e gropos


Gjithë shqiptarët gati, të gjithë i armatos.


Rumani, 30 qershor 2013


 


ARMIKU SHPËTON VETËM NË KORTEZH MORTOR!


(Kushtuar dëshmorëve të kombit, të rënë në ofensivën serbe të 22 shtatorit 1998, si: Fehmi dhe Xheve Lavdroci, Fatime Hetemi, Skender Karaxha, Hamit Lavdroci, Kadri Mehmeti dhe Driton Brahimi, Adem Ademi, Shtazivar Ademi, Burim Ademi,  Fatmir Ademi, Gani Ademi, Agim Ademi, Bajram Sahiti, Bekim Sahiti, Bujar Sahiti, Nazmi Sahiti,  Nexhat Sahiti, Naim Haxhiu dhe Shemsedin Haxhiu e të tjerë, në 19 përvjetorin e rënies së tyre heroike)


 


Atje ku burrat e gratë janë vetëm me armë në dorë’,


Atje ku këndon kënga e trimave për fitore,


Në Drenicën heroike, nuk dorëzohet Shqipëria stërgjyshore.


Armiku shpëton vetëm në kortezh mortor.


Në ofensivën e shtatorit, serbët donin,


Prapa shpine të UÇK-së të depërtonin.


Por, trimat e trimëreshat deri në të fundin plumb luftuan,


Femiu, Xheva e Fatimja u përjetësuan.


Ra Naimin e Shemsedin Haxhiu, sokolët flakadanë,


dhe Behxheti, Ademi, me fishekë gjerdanë.


Gjaku i tyre, dritë lirie,


Që e ndaloi të armikut stuhie.


Rumani, 22 shtator 2013


 


ALLTINË E BABIT E NXIRRNIN!…


(Poezi kushtuar dëshmorëve të kombit Bashkim dhe Ramadan Muleta  në 15 vjetorin e rënies së tyre heroike, më 25 shtator 2013)


 


Alltinë e babit Bashkimi e Ramadani e nxirrnin,


Kur Karaticën, serbët donin ta merrnin.


Karaticë, nyje strategjike,


Aty ndodheshin depot, bazën armike


Dhe sistemet raketore.


Por, s’patën asgjë në dorë!


Armiku fuqishëm sulmoi,


dogji dhe fshatin e granatoi.


Snajperi pëlcet, godet


e fëmijën Bedri Muleta e vret.


Kur në pikën e Gurthyesit u caktuan,


në përforcim të trimave ata vrapuan.


Nga djegiet e shtëpive, popullatën e largoi


në Kodrën e Ndërmjetme, zemra e tyre pushoi.


Pushoi se e goditi armiku


Gjoksin e tyre, gjoks çeliku,


Ranë për të mos vdekur kurrë!


Ramadani e Bashkimi –


Një trim e një burrë.


Rumani, 27 shtator 2013


 


YJET I SHKELQEJNË MBI BALLË!


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Ilir Soba, në 16 përvjetorin prej


rënies së tij heroike)


 


Djaloshi sodis qiellin pa anë


Dhe ëndërron ribashkimin e Shqipërisë anembanë.


Yjet i shkëlqejnë si fanarë ndriçuese


Ata janë të lira, janë udhërrëfyese.


Por retë e zeza mblidhen në Kralan:


Është pushtuesi i egër serbian.


Në mjegullën e dendur.


Dushkaja me gjak të Ilirit u mbulua.


Por armikut të poshtër,


një mësim të rreptë iu mësua.


Rumani, 18 tetor 2013


“Ja ku me keni, shërbëtorë të ndryrë të armikut!”


(Poezi kushtuar Bedri Sokolit, martir i rënë para 24 vjetëve në


demonstratat e 1 tetorit 1989, i qëlluar nga kolaboracionistët shqipfolës)


Kur shqiptarët, në ‘81 u ngritën mbi barrikada,


Dhe armiqve u dolën ballë më bllokada,


Bedriu marshoi nëpër demonstrata,


Me flamurin kuqezi ballëlarta,


Ai nuk e uli asnjëherë


Këndonte për liri përherë.


Demonstratat nuk u shuan,


Ata prapë në rrugë shpërthyen.


Bedriu prapë duke marshuar


Bedriu në rrugë, duke luftuar.


Kuçedrat e egra e tërhoqën,


Prej radhëve të shokëve e flakën.


Por, ai u dha një mësim shembullor


 Atyre që janë shërbëtor’.


“Poshtë tradhtarët!”,


 shpërthente si shqiponja në mal,


Duke pasur një të vetëm ideal!


“Ja ku me keni, shërbëtorë të ndryrë të armikut”


Dhe gjarpërinjtë i shtynin në gjoksin e tij të çelikut….


Vepra e tij nuk harrohet


Por na nxjerrë një përfundim:


Asnjëherë para tradhtarëve


As para armikut


S’ka dorëzim!.


Rumani, 1 tetor 2013


 


NË KRYE TË DETYRËS, IDEALIN E KISHTE BOSHT!


(Poezi kushtuar Dëshmorit të Kombit, Rexhail Haxhiu – komandant XHILI, anëtar i devotshëm i ish Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar – FBKSH, tani Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar në 7 përvjetorin prej rënies së tij heroike, kur u vra nga njësitë policore sllavo-maqedonase “Tigrat”)


 


Shkupi shqiptar nën thundrën barbare;


“Tigrat” sllave kundër çdo gjëje shqiptare.


Retë e zeza, në natë të kobit, u mblodhën,


Ujqërit, kundër Xhilit, në sulm u hodhën.


Shkupi shqiptar dhe atëherë u gjakos;


Në Iliridën ilire, liria na u burgos.


Xhili, kundër armiqve antishqiptarë, u ngrit


Dhe, “shteti” i kalbur nga themelet u trondit.


Xhilin asnjëherë nuk e harruam;


Me veprën e tij, gjithmonë u frymëzuam.


Si anëtar i devotshëm i Frontit, nuk u mposht;


Në krye të detyrës, veç idealin e kishte bosht.


Rumani, 8 tetor 2013


 


ABEDINI DOT S’U PËRKULI!


(Kushtuar Abedin Sabit Krasniqit, martirit të rënë në Knin të Kroacisë, i vrarë nga krimineli Danovic Radolub kinse “aksidentalisht” në Kazermën e Kninit, ku u mbyll pasi dezertoi nga ushtria jugosllave, duke mos pranuar urdhrat mizore për masakrim të popullatës kroate)


 


Prej ushtrisë jugosllave dezertoi


Popullatën kroate nuk e masakroi


Por serbët e kapën në rrethim


Të gjithë shqiptarët i detyruan për dorëzim.


Armata jugosllave e mbylli


Por, Abedini dot s’u përkuli.


Prandaj, krimineli serb e vrau


Ai jetën në Knin e dha.


Qan Kosova, qan mileti


Dheu tronditet sa pas një tërmeti.


Se trimi i tyre ra në dherat e Kninit


Nga automatiku i Radolub, të mallkuarit.


Rumani, 9 nëntor 2013


 


FLAMURIN NË POSTË TË KOSHARES E NGRITI!


(Poezi kushtuar dëshmorit të kombit Bylbyl Hazir Breçani, në 14-vjetorin prej rënies së tij)


 


Shumë djem nga Shqipëria politike


Kanë pasur një dëshirë jetike,


Që Shqipërinë tërësisht ta çlirojnë


Atdheun tonë plotësisht ta ribashkojnë.


Edhe Bylbyli i Tropojës mënjan nuk reziston;


Në ballë të luftës çlirimtare ai shkon.


Flamurin shqiptar në postë të Koshares e ngrit’


Armikun shekullor serbian rëndë e trondit.


Në Kozë të Koshares pas luftës dy trupa kërkon;


Por në fushë të minuar bie, jetën e tij e mbaron.


Bylbyli këndon edhe sot në Koshare,


Për trimërinë e UÇK-së djaloshare.


Rumani, 12 nëntor 2013


 


NË THEMELET E LIRA TË RAHOVECIT, U VENDOS GJAKU I AGIMIT


(Poezi kushtuar Agim Qelajt, në 14-përvjetorin prej rënies së ushtarakut të lartë Agim Qelaj, në ofensivën e lavdishme të Rahovecit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK)


 


Oso Kuka u ringjall


Është Agimi, trim i rrallë’!


Me këngën e rapsodëve ndër mend


Agim Qelaj, vepër trimërie gdhend.


Betejën e Rahovecit e komandon


Armikun barbar e lufton.


Në themelet e lira të Rahovecit


Dëshmorët i vendosin themelet


U vendos dhe gjaku i Agimit


Ideali i lirisë lavdi çelet.


Rumani, 23 nëntor 2013


 


SIMBOL I PERKUSHTIMIT JE TI!


(Poezi kushtuar Dëshmorit të Kombit Avdyl Pajaziti- 24.04.1977-26.2.1999)


 


“Crna Ruka” në Rahavec pabesisht ra;


Tre trupa të lidhura me gjembore në Drinin e Bardhe e la!


Që luftetarët e lirisë ne kurth t’i terheq


Shqiptarët e Anadrinit prej qafes së Beogradit t’i heq!


Loja vazhdoi se trupat u levizën;


Prane oborrit të Tonit e Micit u hodhën.


E, kur luftetarët kurthin e zi nuk e hengrën,


Luften ne qender te Rahavecit e ndezën.


Kur “Treshi i Zi”, harkun aktiv zgjeroi


UCK, me gjithë forcën, serbët i deboi.


Por, Abdylit i pushoi në qënder të fshatit zemra


Në beteje, ai si hero i çlirimit përfundimisht ra!


Abdyl Pajaziti –


Simbol i përkushtimit je ti!


Amanet gjallëve e le,


Që ribashkimin etnik në vend ta cojnë


Asnjëherë me tradhti të mos e zëvendësojnë!


Rumani, 15 prill 2014


 


TERBIME ANTISHQIPTARE


(Në shënje revolte për lajmin e hidhur lidhur me formimin e një “gjykate speciale për krimet e UCK-së” nga “drejtësia” e Evropës Plake!)


 


Pse bërtasin dëshmorët ne varr?


Tërbime të shejtanit kapluan shtrigën e marrë’!


Viktimën me xhelatin e zëvendesoi


E kurth ndaj lirisë së shqiptarëve


Panderprerë punoi.


O shtrigë plake, o ti!


Kthehu me trurin tend të marrë


Në ditet, kur jetës i mungonte


Dritën e LIRISë.


Kur bajoneta kriminale


Vriste dhe foshnjet në bark.


Dhe kur shejtani dhe kuçedra


pinin gjak


Nga mëngjesi


deri ne dark’!


Të kaluaren e hidhur,


shtriga e marrë e harron


Bashkë me djallin, gjykatë


kunder lirisë tani na kumton!


Deshmorët e shenjtë,


Roberine e <<mbikeqyrur>> nuk durojnë!


Lajkat e shtriges, tok me shejtanin,


Nuk i tolerojnë.


E do të ngriten përsëri


Nga varri ku pushojne!


Të shiturit me rreptësi,


Me plumb do t’i dënojnë!


Rumani, 15 prill 2014

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …