Brickos

Mona Agrigoroaiei: Duhet ndaluar Hitlerin e Rusisë, Vladimir Putin

Vetëm një shtet i bashkuar shqiptar (Shqiperi Etnike) dhe një shtet i bashkuar rumun (Rumania + Moldavia), të mbrojtur nga fuqia ushtarake perëndimore janë garanci e ndaljes së projektit pansllavist të EURUSISË të Adolf Putinit, ky magjistari i falsifikimit të së drejtës së vetëvendosjes nëpërmjet orkestrimit të sabotimeve dhe planeve naziste të pushtimit të tipit Krimeja.


Dikur, nga moskokëcarja e Evropës përendimore, një lider skizofren, me dëshirë madhështore për pushtimin e botës, Adolf Hitleri, filloi aksionet e para pushtuese. Qendrimi miqësor të Britanisë së Madhe, paaftësia e Francës i kanë dhenë kurajo këtij lideri për hapa të metutjeshme. Aneksimi i Austrise, “Anschlussi” dhe invadimi i Cekoslovakise dhe i Polonise kane patur reagime të padukshme. Rikujtojmë protestin formal i Britanisë së Madhe në rastin e “Anschlussit”, por pranimin e tij. Rikujtojmë shpalljen e luftës nga ana e fuqive të mëdha përendimore në rastin e sulmit ndaj Polonisë, por sakrifikimi i saj në duart ruso-gjermane! Dhe, kur nuk din të ndalesh të keqen, e keqja të godet ty mu në kokë!. Franca ishte e paralizuar nga sulmi i Gjermanisë naziste me anë të Blitz Kriegut. Bota arriti shumë vonë të mobilizohet dhe, mbi kufomat e mijëra e mijëra ushtarëve të rinj të vrarë nga bombat, plumbat, tankët…. nëpër fronteve të luftës.


74 vjet më vonë, përsëritet historia. Në Moskë rilindet një Adolf Hitler i ri. Është ky presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Cari” Putin endërron edhe ai “hapësirë vitale” për Nënën Rusi….! Një perandori e re, EURUSI. Shënjestra e parë… Krimea. Me një skenar të përgatitur mirë nga shërbimet speciale inteligjente ruse po inskenohet shpalljen e “Republikës Donetk”, me anë të shpërdorimit të së drejtës së vetëvendosjes. Dhe si Chamberlaini dikur, edhe SHBA ngurron t’í jep një reagim të rreptë Adolf Putinit, duke thenë “nuk do hyjmë në luftë për Ukrainën”. Edhe Evropa ngurron… flitet për marrëveshje mes saj dhe Rusisë, me vështrimin e ngushtë se Rusia po i jep gaz Evropës. Por, kur ujku i jep bukë deles dhe delja shtrin një dorë, në fund do t’i ha dorën deles torollake!


Shënjestra e dytë… Odessa. Të njëjtat agjentë rusë që janë implikuar në Krime orkestrojnë shpalljen e “Republikës Odessa”. Duhet pohuar se situata është shumë e ndieshme dhe shqetësuese edhe në Moldavi. Duke përfituar nga mosreagimi i strukturave shtetërore të Moldavisë, në vecanti të shërbimeve të sigurisë moldave, shërbimi rus vepron në Moldavi më shumë sesa në shtëpinë e vet, në Moskë. Gjithashtu


lufta informacionale u ka thartuar trutë fshatarëve, duke mbjellë një nostalgji pro-sovjetike. Për moment, Transnistria do të përdoret si bazë lansimi të trupave ruse deri në Odessa, prapa shpinës së trupave ukrainase. Shtypi ukrainas lajmëroi se njerëz në një gjendje fizike të shkëlqyer po vijnë në aeroportin e Kishinaut, kryeqyteti i Moldavisë dhe në mënyrë të organizuar shkojnë drejt Transnistrisë. Dhe lëvizen e lëvizen…


Shtrohet pyetja: ku do të ndalet Putini? Dje … Krimea. Sot… Odessa. Neser Transnistria e Moldavia?! Pasnesër cka do të vazhdojë? Franca? Gjermania?


Shtrirje territoriale deri në skajin e botës?!


Këto mendime duhet të shqetësojnë liderët e botës. Të zgjohen nga gjumi. Dhe në një reagim të fuqishëm duhet të marrin masa urgjente:


-forcimin e strukturave të sigurisë, ushtrisë dhe policisë të Ukrainës me ndihmë ekonomike, ushtarake dhe politike dhene ketij shteti;


-prani ushtarake shumë më të fuqishme në Detin e Zi dhe në vendet të tjera të kërcënuar; -bashkimi i Moldavisë me Rumaninë; -krijimi i shtetit të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, Shqiperia Etnike. Vetëm një shtet i bashkuar shqiptar dhe një shtet i bashkuar rumun të mbrojtur nga fuqia ushtarake perëndimore janë garanci e ndaljes së


projektit pansllavist të EURUSISË të Adolf Putinit, ky magjistari i falsifikimit të së drejtës së vetëvendosjes nëpërmjet orkestrimit të sabotimeve dhe planeve naziste të pushtimit te tipit Krimea.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …