Mona Agrigoroaiei: Serbia as Vuçiqi s’ mund ta ndalin ribashkimin kombëtar të Shqipërisë Etnike

Mona Agrigoroaiei: Serbia as Vuçiqi s’ mund ta ndalin ribashkimin kombëtar të Shqipërisë Etnike


 


Une të premtoj, z. Vuçiç, se jo vetëm do të bashkohet Kosova me Shqiperinë, por krejt Shqipëria Etnike dhe ti, shtrige Serbi, nuk do të mundesh të parandalosh këtë gjë!!! Kryeministri Rama e ka të drejtë në lidhje me bashkimin klasik të Kosovës me Shqipërine dhe kjo nuk krijon destabilitet në Ballkan, por do të krijoje stabilitet, duke kufizuar nacionalizmin agresiv i Serbisë së Madhe dhe Greqisë së Madhe!!


 


 


Kryeministri serb, Vuçiç deklaroi në Twitter: “I premtoj Ramës që Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen. I premtoj Ramës që nuk do të ketë bashkim klasik. Liderët shqiptar të mos provokojnë jo stabilitet në rajon” (http://ëëë.sot.com.al/rajoni/vu%C3%A7i%C3%A7-i-b%C3%ABn-nj%C3%AB-premtim-ram%C3%ABs-kosova-dhe-shqip%C3%ABria-nuk-do-t%C3%AB-bashkohen-mos-provokoni-jo, 7.04.2015).


Deklaratat e kryeministrit serb Vuçiç kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama janë shfryrje e sqimës serbomadhe të një antishqiptari të regjur!


Vuçiç, një pseudodemokrat, “harron” në “premtimin” e tij  drejtuar Ramës se është e drejta e popullit shqiptar për ribashkim kombëtar, për mbyllje të situatës së gjysmëkolonializmit të Kosovës së ngushtë dhe për çlirim të trevave të tjera të Shqipërisë Etnike.


Me “premtimin” e Vuçiçit, Serbia antishqiptare “harron” se ajo, së bashku me fqinjët e tjerë, kanë pushtuar dhe kolonizuar trevat shqiptare të Shqipërisë Etnike dhe strategjikisht i kundërvihet çdo përpjekjeje të lidershipit shqiptar për të ndryshuar këtë situate të disfatës historike.


Me “premtimin” e tij, Serbia “tregon dhëmbët” e saja nacionalist agresive kundër alternativës së vetme të kombit shqiptar për t’u çliruar nga fashizmi sllavo-grek.


Vuçiç tenton gjithashtu ta shantazhojë Edi Ramën me tezën e “destabilizimit të Ballkanit”.


Por, është pikërisht Serbia ajo që është destabilizuese të Ballkanit dhe assesi Shqipëria. Dhe e them këtë gjë, sepse ishte Serbia që në 1912-1913 i provokoi luftërat ballkanike, duke pushtuar edhe një pjesë të truallit shqiptar të Kosovës, ishte Serbia ajo që provokoi Luftën e Parë Botërore, me atentatin ndaj arkidukës austro-hungaeze, atentat i kryer prej organizatës terrroriste “Dora e Zezë”. Dhe ishte gjithashtu Serbia ajo që gjatë viteve ‘90-ta i provokoi luftërat në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë, që bëri spastrime etnike dhe gjenocid ndaj popujve kroat, boshnjak dhe shqiptar të Kosovës.


Nëse Shqipëria kërkon bashkimin klasik të saj me Kosovën, ajo nuk është assesi destabilizuese dhe udhëheqësit të saj assesi nuk mund të quhen destabilizues të Ballkanit.


Për fund, unë të premtoj, z. Vuçiç, se jo vetëm do të bashkohet Kosova me Shqiperinë, por krejt Shqipëria Etnike dhe ti, shtrige Serbi, nuk do të mundesh të parandalosh këtë gjë!!! Kryeministri Rama e ka të drejtë në lidhje me bashkimin klasik të Kosovës me Shqipërine dhe kjo nuk krijon destabilitet në Ballkan, por do të krijoje stabilitet, duke kufizuar nacionalizmin agresiv i Serbisë së Madhe dhe Greqisë së Madhe!!


 


7 prill 2015

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …