viza

Mos liberalizimi i vizave për Kosovën nën presidencën gjermane po shihet si mundësi e humbur për shtetin tonë

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të ndodh këtë vit. Megjithëse pritjet kanë qenë të larta që gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së të arrihet një gjë e tillë dhe pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve e takimit që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme në mes të delegacioneve teknike Kosovë-Francë për këtë çështje, “drita e gjelbër” për vizat mund të ndodhë të vijë në fund të vitit 2021. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihet në rend të ditës në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, por liberalizimi formal i vizave mund të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …