leoni

Në 12 vende të botës Kosova ende nuk ka ambasadorë të akredituar

MPJ: Kosova nuk bën komente për deklarata dhe dokumente që shpallen nga Beogradi dhe paguan ryshfete për to

Ministria e Punëve të Jashtme kanë reaguar pas lajmit në mediat serbe, ku shkruhet Republika e Naurus ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këshilltari i Ministrit në detyrë të MPJ-së, Jetlir Zyberaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar përmes kanaleve diplomatike me të gjitha shtetet. Derisa, shton se Kosova nuk bën komente për deklarata dhe dokumente që shpallen nga Beogradi dhe që bëhen pasi shteti serb paguan ryshfet për to. Ai ka thënë se nuk kanë marrë asnjë komunikim lidhur me këtë temë, e se dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike të vendosura në përputhje me Konventën e Vjenës. Sot ndërkaq, mediat e afërta me pushtetin në Serbi kanë raportuar se Republika e Naurus ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, pa e dokumentuar një gjë të tillë. Shteti i Naurus ka qenë një prej të parëve që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Nauru gjendet në Oqeani dhe ka një hapësirë vetëm prej 21 kilometrave katrorë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …