Mr. Lulzim A. Beqiri

Mr. Lulzim A. Beqiri: Keqmenaxhimi i parasë publike

Miliona euro në vit tjetërsohen brenda Institucioneve Shtetërore të Republikës së Kosovës, në forma të ndryshme, që nga dyfishimi i çmimeve për një produkt të blerë, e deri te keqmenaxhimi i projekteve madhore, manipulohet edhe me komplekset memoriale, raste që çdo ditë raportohen në media të shkruara dhe elektronike.

Pasojat ekonomike që dalin nga keqmenaxhimi dhe keqplanifikimi i parasë publike janë shumë evidente në Republikën e Kosovës, kjo tregon se taksat e tatimpaguesve kosovar humbin si pasojë e faktorit njeri, shpenzimi i parasë publike duhet të bëhët në mënyrë më efikase efektive dhe me një transparencë më të madhe.

Sipas KDI-së rezultat i mungesës së cilësisë pas realizimit të kontratave po bënë që investimet të ndodhin nga dy herë dhe operatorët ekonomik detyrohen ti frenojnë punët që nuk janë përfunduar mirë.

Ne si tatimpagues nuk mund të lejojmë humbjen e parasë publike, përveç detyrës si tatimpagues për të mbrojtur paranë publike duhet të brengosemi edhe për investimin e saj, pasi që jemi dëshmitar se investimet nga paraja publike shpesh keqmenaxhohen nga ana e shumë organizatave buxhetore.

Qeveria Haradinaj aprovoi projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve ’90. Sipas projektligjit, secili qytetar i Kosovës i cili ka së paku një vit përvojë pune në arsimin paralel gjatë viteve të okupimit ka të drejtë të marr pension mujor. Sipas institutit GAP dhe i konfirmuar edhe nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës kostoja vjetore e këtij ligji do të shkojë deri në 25 milionë euro në vit. Në 30 vitet e ardhshme, për zbatimin e këtij ligji do të nevojiten së paku 650 milionë euro.

Problemi tjetër është huazimi nga institucionet ndërkombëtare çka kemi pasë edhe humbje të ndryshme si pasojë e mos menaxhimit të duhur, Republika e Kosovës aktualisht ka borxhe rreth 1 miliardë euro ose 1/3 e buxhetit të shtetit, çdo qytetar i Kosovës i detyrohet borxhit me rreth 600 euro.

Mirëpo Ministria e Financave përgjatë viteve 2009-2017 ka respektuar në tërësi limitin e lejuar ligjor për marrjen e borxheve publike. Trendi i regjistruar gjatë kësaj periudhe nuk paraqet ndonjë kërcënim për stabilitetin financiar të shtetit raporton auditori i përgjithshëm në raportin e tij të vitin 2017.

Ligji për borxhet publike Nr. 03/L–175, i jep të drejtën Qeverisë për të huazuar para, për të dhënë garanci për hua, për të paguar shpenzimet për marrjen e borxhit dhe për të paguar kryegjënë dhe interesin e borxheve shtetërore. Ministrit të Financave i jep të drejtën dhe përgjegjësinë, për t’u kujdesur për tërë menaxhimin dhe administrimin e borxheve dhe të programeve të autorizuara për garancinë e huave të Republikës së Kosovës, duke përfshirë kufizimet, zhvillimin e një Programi për Menaxhimin e Borxheve dhe Strategjisë për Menaxhimin e Borxheve.

Ligji për borxhet publike e përcakton që në asnjë rast shuma e kryegjësë e papaguar e borxhit të përgjithshëm nuk duhet të tejkalojë dyzetë për qind (40%) të Bruto Prodhimit Vendor (BPV). Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon dyzet për qind (40%) të BPV, Qeveria duhet t’i paraqes Kuvendit strategjinë për të kthyer borxhin e përgjithshëm nën pragun dyzetë për qind (40%) brenda një viti.

Sipas Raportit të Auditorit borxhi i përgjithshëm i evidentuar nga Ministria e Financave në fund të vitit 2017 ishte 996,423,735 euro. Në këtë shumë nuk janë përfshirë garancitë shtetërore prej 44 milionë euro. Këto shuma përbëjnë 16,63% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Auditori ka dhënë vërejtje serioze lidhur me borxhin ndërkombëtar ku sipas tij  borxhi ndërkombëtar i ratifikuar në fund të vitit 2017 ishte 1,080,470,000 euro, ndërsa borxhi i pa kthyer apo stoku ishte 422,150,000 euro. Prej vlerës së ratifikuar të kredive janë tërhequr 784,670,000 euro, ndërsa vlera prej 295,810,000 euro mbetet e pa tërhequr.

Pse marrin kredi kur nuk i shfrytëzojnë, si pasojë janë shpenzuar afro 900 mijë euro për tarifat e zotimit për mjetet e kredive të pa tërhequra.

Në fund të vitit 2017, borxhi ndërkombëtar i Kosovës ishte 422,150,000 euro, apo 42.4% e borxhit të përgjithshëm, ndërsa në raport me BPV, borxhi ndërkombëtar ishte 6.75%.

Mr. Lulzim A. Beqiri: Keqmenaxhimi i parasë publike

 Borxhi ndërkombëtar në vitin 2017 është rritur për 48,380,000 euro. Në vitin 2016 Republika e Kosovës kishte mbi 373 milionë euro borxhe ndërkombëtare, në vitin 2009 kur edhe filloi borxhi ndërkombëtar Kosova morri përsipër rreth 250 milionë borxhe në mënyrë që të ngritet infrastruktura rrugore e ligjore për një jetë më të mirë të qytetarëve të saj.

Nga borxhi i ratifikuar që nga viti 2009 deri më 31.12.2017 në vlerë 1,080 milion euro, Republika e Kosovë ka shpenzuar 785 milion euro dhe ka filluar të kthejë këstet e kredive në vlerën prej 356 milion euro, duke përfshirë edhe kredinë e konsoliduar C nga ish Jugosllavia, si pjesë e borxhit shtetëror të Kosovës.

Pjesa më e madhe e kthimit të kredisë është bërë për kredinë e konsoliduar C në vlerë 223 milion apo 63% e vlerës së kthyer, ku pjesa prej 123.7 milionë është parapaguar në vitin 2009 thuhet nga raporti i  auditorit lidhur me borxhet publike 2009 deri në 2017.

Shërbimet e borxhit ndërkombëtar nga viti 2009 deri më 31.12.2017 sipas viteve, janë prezantuar në tabelën në vijim:

Keqmenaxhimi i parasë publike

 Burimi: ZKA.

Nga tabela e shërbimit të borxhit ndërkombëtar paraqiten kthimet e kryegjësë, shpenzimeve të interesit, tarifave zotuese dhe tarifave tjera. Sipas kthimeve të kredive, shihet që kthimet më të mëdha kanë filluar nga viti 2014, me theks të veçantë në vitin 2016 ku kemi kthimin më të madh në vlerë 77,280,000 euro, dhe në vitin 2017 një kthim prej 70,640,000 euro.

Politizimi i vazhdueshëm i administratës publike mbetet një shqetësim dhe ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale të administratës publike sipas

Raportit të Progresit 2018, ka edhe qindra vendime të cilat kanë irrituar qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, siç ishte rasti i punësimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe rritjen e pagave, andaj ky popull meriton një qeverisje më efektive, efikase dhe transparente.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …