Bujar Nishani i quan të mbyllura zgjedhjet e 25 prillit nga pikëpamja formale, por rezultati nuk do të ndryshojë

Nishani: Kryengritjet për liri të shqiptarëve ndërshekuj kanë nisur nga Kosova ajo është Jerusalemi i shqiptarëve

Debatit mes liderëve nga Shqipëria dhe kryetarit Hashim Thaçi për lëvizjen e kufijve të Kosovës me Serbinë i është bashkëngjitur edhe ish-kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani. Ai e quan Kosovën ‘Jerusalem të shqiptarëve’, duke arsyetuar kështu interesimin e secilit shqiptar për çështjet e Kosovës. Nishani e ka quajtur Kosovën Jerusalemin e shqiptarëve, prandaj, sipas tij, cdo situatë në Kosovë nuk i takon vetëm këtij shteti, por gjithë shqiptarëve kudo.

“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës. Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova. Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”, ka shkruar Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …