MTI organizon Panairin “Gratë në biznes dhe artizanate tradicionale”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. Panairi hapet të mërkurën me 17 korrik me fillim në ora 11.00 në Sheshin “Para Teatrit” në Gjilan ndërsa ceremoninë e hapjes të panairit do të bëjnë zv. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi dhe Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …