Muhamet Mustafa i drejtohet deputetes Albulenë Haxhiu me fjalët: “Trus aty, mos fol!”

Muhamet Mustafa i drejtohet deputetes Albulenë Haxhiu me fjalët: “Trus aty, mos fol!”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi. Pas një replike, lidhur me shkeljen e kushtetutës për rastin e AKS-së,  deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, iu kishte drejtuar deputetes Haxhiu me fjalët: Rri aty, mos fol! Deputetja Haxhiu ka konsideruar se me një arrogancë të tillë, deputeti Mustafa, ka cenuar integritetin e saj  si femër dhe si deputete, andaj edhe e ka lëshuar  mbledhjen në mënyrë demonstrative.  Sjellja dhe arroganca e tillë e ish komunistëve të Titos, si puna e këtij, Muhamet Mustafës, e të tjerëve si ky, dëshmon mujsharinë e tyre të lindur despotike, të një kohe të perënduar, të kohës së robërisë serbe e sllave në Kosovë, të cilës i kanë shërbyer verbërisht. Ajo kohë po vazhdon të jetë e  pranishme në mendjet e tyre të robëruara, të  mësuara për të dhënë urdhra dhe për ta ngulfatur fjalën e shprehjen e lirë, në Kosovën e lirë, për çlirimin e së cilës nuk kanë dhënë asnjë qime floku, në kohën kur është derdhur rrëke gjaku i dëshmorëve e martirëve…  

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …