Sigmar Gabriel: Ushtria mund dhe duhet të bëhet por vetëm me pëlqimin e serbëve (!)

Ministri Federal i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel viziton Kosovën

Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel nesër viziton për herë të parë Kosovën. Para nisjes së tij drejtë Prishtinës ai ka deklaruar: „Në Ballkanin Perëndimor ka pasur progres të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Por së fundmi gjithashtu kemi vërejtur se disa plagë të së kaluarës janë ende të hapura dhe mund të çojnë në tensione edhe sot e kësaj dite. Ne dëshirojmë të përkrahim edhe më tej shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre demokratik dhe kushtetutës drejtë stabilitetit dhe mirëqenies.

 Për këtë arsye, unë sot udhëtoj për herë të parë drejtë Ballkanit Perëndimor, në Serbi dhe në Kosovë, dhe javën e ardhshme gjithashtu do të vizitoj Shqipërinë, ashtu që të kem një përshtypje personale. Ju siguroj bashkëbiseduesve të mi se: rruga drejtë BE-së vazhdon të jetë e hapur nëse përcaktoheni për reforma dhe progres në vend të përçarjes dhe ngecjes.“ Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme Gabriel do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …