Mullinjtë në Malishevë: Ka miell të mjaftueshëm, mos bëni panik

Në kuadër të përcjelljes së situatës së krijuar me virusin korona, dhe pas shpalljes së pandemisë nga ana e OBSH-së, është krijuar një panik tek qytetarët dhe si pasojë kërkesat për furnizime me miell dhe gjëra ushqimore janë rritur. Lidhur me këtë situatë, mullinjtë në Malishevë, bëjnë të ditur se ka miell të mjaftueshëm. Për këtë qëllim, sot në orët e vona të pasdites, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajidn Berisha, i kanë vizituar mullinjtë, nga të cilët janë informuar me plotësimin e kërkesave të qytetarëve për furnizim me miell. Sipas pronarëve të mullinjve, ka grurë dhe miell të mjaftueshëm, por rritja enorme e kërkesës ju sjellë probleme, pasi nuk mund të bluajnë grurin më shumë se kapacitetet që kanë mullinjtë për bluarje. Ata kanë thënë se kanë sasi të mjaftueshme të grurit dhe janë duke punuar me kapacitete të shtuara, si rezultat e kërkesave të mëdha. Po ashtu, ata janë deklaruar se sasia është mjaftueshme dhe nuk ka vend për shqetësim.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …