Masat mbrojtëse ndaj koronavirusit: Begaj mbajti mbledhje urgjente të qeverisë komunale

Në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e tashmë pandemisë së COVID-19, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur një mbledhje urgjente të qeverisë komunale, ku janë ndarë përgjegjësitë dhe është marrë vendim që të gjitha vendimet e institucioneve shtetërore, të shndërrohen në urdhëresa për zbatimin e tyre. Me këtë rast është lëshuar urdhëresë për të gjitha bizneset që të bëjnë dezinfektim të përditshëm të lokaleve, autobusëve dhe taksive, gjithashtu është urdhëruar dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore, qendrave mjekësore, objekteve të administratës komunale, stacionit të autobusëve dhe objekteve tjera. “Situata është e qetë dhe nuk ka vend për panik, mirëpo shpallja e pandemisë nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës, na obligon që ti zbatojmë të gjitha këto masa parandaluese në raport me virusin korona”, tha kryetari Begaj në takim. Po ashtu, kryetari Begaj, i ka obliguar të gjitha drejtoritë, që të aktivizohen në zbatimin e këtyre masave në të gjithë territorin Komunës së Malishevës dhe të mos neglizhohet asnjë masë. Në këtë takim urgjent, ju është bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët janë kthyer në vendbanimet e tyre nga udhëtimet jashtë vendit, të njoftojnë organet shëndetësore dhe të vetkarantohen derisa të vërtetohet që nuk bartin virusin COVID-19. Inspektorati i Komunës së Malishevës, është urdhëruar që rreptësisht të mbikëqyr zbatimin e masave që janë përgjegjësi e tyre dhe do të jenë 24 orë në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …