Munib Rahmoni nga Rahoveci ka dhuruar 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell, për Komunën e Rahovecit

Munib Rahmoni nga Rahoveci i cili jeton dhe punon në Londër, ka dhuruar 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell, për Komunën e Rahovecit, si ndihmë për familjet që kanë nevojë në këtë situatë të pandemisë. Kryetar i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në emrin e tij dhe në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit, e falënderoj Rahmonin për ndihmën e dhënë në këtë situatë në të cilën ndodhemi. Bëj thirrje për të gjithë donatorët që dëshirojnë t’ju dalin në ndihmë qytetarëve të komunës tonë, këtë ta bëjnë përmes Komunës së Rahovecit dhe Qendrës për Punë Sociale, në mënyrë që ndihmat të dhurohen në bazë të listave të familjeve në nevojë që QPS dhe Komuna i posedon. Mirënjohje dhe falënderim për bashkatdhetarët tanë të cilët janë të lidhur ngushtë me vendlindjen dhe atdheun tonë, në secilën situatë! Ua kthefshim me t’mira! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …