Murali 3D ne objektin e shtëpisë se kulturës restaurohet nga artistët e shoqatës SHFA “Gursel Sylejmani”

Artistët e Shoqatës së Artit Figurativ “Gursel Sylejmani” nga Vitia në krye me kryetarin e kësaj shoqate, Mervan Mustafa, gjatë fundjavës kanë punuar në restaurimin e muralit 3D në qytetin e Vitisë. Punimet në restaurimin e kësaj vepre artistike i ka vizituar Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala me përgjegjësin e Kulturës, Ismet Sejdiu. Drejtori Lala i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë në ruajtjen e vlerave artistike në qytetin e Vitisë. “Falënderoj artistët vitias për përkushtimin dhe përkujdesin e tyre që të ruajnë vlerat artistike në Viti. Restaurimi i këtij murali zbukuron qytetin e Vitisë por edhe Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, prandaj kjo nismë e tyre është për t’u përgëzuar”, u shpreh Drejtori Lala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …