Valon Murati: Ripërcaktimi i kufijve do të duhej të paraqitej nga vet shqiptarët dhe Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës

Murati: Serbia dhe komunat në veri të vendit nuk po lënë mundësi pa e poshtëruar dhe nënçmuar shtetin tonë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë. Ai ka theksuar se në emër të Serbisë ky poshtërim e nënçmim ndodh nga njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës dhe institucione që formalisht janë të Kosovës. “Tash paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët. Rruga për të dal nga kjo situatë dihet, kthimi tek ajo që po e proklamojnë si “projekt i vdekur”. Vetëm ripërcaktimi i kufijve e zgjidh problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Murati. Ai ka thënë se të gjitha variantet tjera, janë vazhdim i vuajtjeve tona dhe vazhdim i poshtërimit të republikës sonë në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …