Mustafa Nano, ka marrë 30.000 euro nga Greqia për të shkruar se shqiptarët e Kosovës kanë origjinë serbe

Mustafa Nano, ka marrë 30.000 euro nga Greqia për të shkruar se shqiptarët e Kosovës kanë origjinë serbe

Gazetari i quajtur, Mustafa Nano, i njohur për deklaratat e tij antishqiptare, i cili ka shpikur teorinë e tij se  shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi, është në listën e njerëzve të medias, që raportet thonë se është paguar nga Greqia. Në mediat shqiptare, ka filluar të qarkullojë kjo listë, në momentin kur u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”. Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediet fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga ministri, Niko Kocias tashmë i dorëhequr. Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias. Në to thuhet se Mustafa Nano, ka marrë 30.000 euro nga Greqia për të shkruar se   shqiptarët e Kosovës  kanë origjinë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …