Greqia e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës por pozicioni i saj për mos ta njohur pavarësinë mbetet i pandryshuar

Qeveria e Greqisë ka marrë vendim për pezullimin e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje

Qeveria e Greqisë pas një mbledhje me dyer të mbyllura ka marrë vendim për pezullimin e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje, bën të ditur Top Cannel. Kryeministër i vendit, Aleksis Cipras, me stafin më të lartë politik të kësaj ministrie, si dhe diplomatë të lartë në vendin fqinj,  sqaruan se ky vendim i Athinës zyrtare u mor pasi, sipas kryeministrit, përpara se të kërkojë prej presidentit të firmose dekretin për një çështje kaq madhore siç është zgjerimi i sovranitetit në Jon edhe Egje, duhet më parë që të informohen edhe liderët e partive parlamentare, si dhe të ketë konsultime me presidentin. Mësohet se pala amerikane ka kërkuar anulimin e këtij vendimi, ndërsa më herët ministri i jashtëm turk, Mevlit Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbëjë për të, shkak për luftë. Lidhur me këtë çështje, nuk ka pati  asnjë reagim nga ministri, Ditmir Bushati, i  cila tre ditë më parë kishte pohuar se zgjerimi i vijës bregdetare të Greqisë  është e drejtë e të dy vendeve. Duket se Greqia nuk ka blerë me para vetëm mediet por edhe disa qeveritarë, të cilët janë mësuar t’ia plotësojnë Greqisë të gjitha kërkesat.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …