Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka borxh 88 mijë euro kompleksit “Marigona Hill”, edhe pse nuk ka deklaruar shtëpi

Vjosa Osmani: Qeveria Haradinaj e ka shndërruar shërbimin e jashtëm në një shërbim të partive në pushtet

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë për “Telegrafin” se emërimet e ambasadorëve nga ana e Qeverisë Haradinaj nuk po bëhen në bazë të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, duke tejkaluar kështu kufizimin që së paku 50% prej tyre të jenë ambasadorë të karrierës. Madje 90% e ambasadorëve të Kosovës janë politikë. Deputetja, Vjosa Osmani ka veçuar me këtë rast se Qeveria Haradinaj e ka shndërruar shërbimin e jashtëm në një shërbim të partive në pushtet. Ajo ka theksuar se për këto shkelje ligjore është diskutuar edhe në mbledhjet e komisionit të cilin ajo e drejton, duke shtuar se kanë formuar një Grup punues për monitorimin e kësaj situate.  Si Komision kemi formuar një Grup punues që në veçanti do të monitorojë këto shkelje dhe brenda dy javësh përafërsisht do të dalë me rekomandim”, theksoi Osmani. Ne i kemi bërë thirrje edhe kryetarit Hashim Thaçi  që mos të dekretojë emërimet politike meqë bie ndesh me ligjin dhe kompetencat e tij kushtetuese ka thënë mes tjerash deputetja Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …