Sot në Institutin Albanologjik është përuruar libri “Nëna ime Mhane Lama” e autorit Kudusi Lama

Sot në Institutin Albanologjik është përuruar libri “Nëna ime Mihane Lama” e autorit Kudusi Lama

Sot në Institutin Albanologjik u përurua libri “Nëna ime, Mihane Lama” e autorit, Kudusi Lama. Të pranishëm   në përurim ishin profesor, Emil Lafe, akademiku Rexhep Qosja dhe autori i librit, Gjenerali Kudusi Lama Në këtë libër përshkruhet jeta e nënës se gjeneralit, zonja Mihane Lama. Recensuesi i librit, akademik Qosja, në fjalën e tij veçoi faktin se nëna është protagoniste në shumë monografi shkencore, letrare e pedagogjike. E veçanta është se autori është ushtarak. Protagonistja e kësaj vepre është nëna, jeta dhe vepra e saj. Jetën e saj do ta bëjnë të rendë jo vetëm varfëria por edhe zakonet prapanike. Akademik Qosja në mënyrë të detajuar ka përshkruar protagonisten e librit e cila kishte mbetur e ve në moshë shumë të re, por kishte qëndruar stoike në rritjen e dy bijve të saj, theksoi ndër të tjera Qosja. Profesor Emil Lafe redaktor i librit e vlerësoi lartë figurën e nënës Mihane, e cila u siguroi me shumë mund jetën e fëmijëve. Gjenerali Lame sjell të gjallë figurën e nënës por edhe një botë dhe një epokë. E veçanta e kësaj gruaje është ndjenja e fortë e dinjitetit njerëzor. Redaktori Emil Lafe, përshkruan tiparet dhe karakterin e nënës Mihane.  Në fund autori i librit Gjeneral Kudusi Lame falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe shtoi se pa ndihmën e familjes nuk do të beja asgjë për librin.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …