Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se tani më nuk është me rëndësi kush bëhet kryetar i shtetit por mbrojtja e atyre që po ballafaqohen me Gjykatën Speciale. Ai ka shtuar më tutje se ajo që duhet të bëjmë tani është ndërtimi i një plaftorme për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të rikujtuar krimet që ka bërë Serbia kundër popullit shqiptar në Kosovë. Jam i gatshëm që në këtë kohë të bisedoj me të gjithë, se si të organizohemi e ti mbështesim njerëzit tanë që po ballafaqohen me procesin e Gjykatës Speciale, të kujdesemi për mbrojtjen e tyre, sepse ata tani janë vetëm të dyshuar ndërkaq vetëm procesi gjyqësor mund të vërtetojë fajësinë e tyre, të bëjmë një platformë për të prezantuar para opinionit ndërkombëtar dhe rikujtuar luftën e pastër të UÇK-së dhe krimet e kryera serbe në Kosovë, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
