Isa Mustafa

Mustafa: Sondazhet që po publikohen së fundmi janë propagandë sepse LDK do të dal e para

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është cituar të ketë deklaruar se sondazhet që po e paraqesin LDK-në si parti të dytë e të tretë, janë propagandë. Ai ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të radhitet e para, sipas programit, seriozitetit institucional dhe vlerave qeverisëse. “Ndërkaq sipas propagandës që po zhvillohet kundër LDK-së,  ajo nuk do të radhitej askund. Sepse, të gjithë kapësit e shtetit dhe synuesit me dhunë të pushtetit, pengesë themelore dhe të vetme e kanë LDK-në” ka thënë kryetari i saj, Isa Mustafa. Ai është cituar të ketë deklaruar gjithashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës hyn në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore, hyn vetëm me logon e LDK-së. Disa subjekte dhe individë, me të cilët kemi bashkëpunuar edhe në të kaluarën, mund t’i përfshijmë në listën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …