Isa Mustafa

Mustafa thotë se qeverisja e tij ia ka hapur dyert Kosovës në botë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se qeverisja e tij ia ka hapur dyert Kosovës në botë pas shumë vitesh. Ai ka përmendur çmimin si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” duke shtuar se kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme do të vazhdojë me fuqizimin e imazhit të Kosovës në botë. “Ia hapëm dyert Kosovës në botë, pas shumë vitesh. Na mirëpritën në SHBA, në Gjermani, në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, në vendet tjera të BE-së dhe më gjerë. Morëm vlerësimet më të larta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Morëm Çmim si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore” në Forumin Botëror të Investitorëve. Koalicioni LDK, AKR, Alternativa… me kryeministër Avdullah Hotin, garanton fuqizimin e mëtejmë të imazhit të Kosovës në botë dhe orientimin euroatlantik të shtetit tonë,  ka shkruar Mustafa në rrjetin social.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu ngre dyshime për manipulim të votës së diasporës: Ka pasur fakte dhe mungesë monitorimi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu, ka shprehur dyshime për procesin …