Naim Tërnava

Myftiu Tërnava udhëzoi të gjithë imamët e Kosovës që ditën e premte, të lutën për të vrarët në Stamboll

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e sulmit terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit dje u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të shtetit turk, presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kryeministrit, Binali Jëldërëm dhe kryetarit të DIJANET-it, Dr. Mehmet Gormez. Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, ngushëllim për familjarët e viktimave, shërimin e të plagosurve, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk. Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që nesër ditë e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …