Brickos

Nagip Arifi:

Nagip Arifi: E vetmja zgjidhje për shqiptarët është që Presheva, Bujanoci e Medvegja t’i bashkohen Kosovës, trungut të vet

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi gjatë vizitës së tij në Bujanovc ia ka çelur temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por ai  nuk i ka dhënë përgjigje. I kam propozuar zëvendëskryeministrit që çështja më e mirë do të ishte edhe për Serbinë edhe për Kosovën shkëmbimi i komunave të veriut, por zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka dhënë asnjë  përgjigje. Ndoshta ishte i habitur për temën kur u diskutua në atë moment. Unë mendoj se  kjo është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë.  Ajo që kemi mundur ta përcjellim kryetari serb, Vuçiq ka përmendur një kompromis dhe sigurisht mendon këtë drejtim por ai mendon vetëm një pjesë e kësaj ane  t’i bashkohet Kosovës dhe të marrë pjesën e veriut. E vetmja zgjidhje për shqiptarët  është që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja është t’i takojnë trungut të përbashkët që është Republika e Kosovës, ka saktësuar Nagip Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …