Nagip Arifi: Politikanët shqiptarë dhe ata nga Kosova po i vizitojnë Kosovën Lindore vetëm sa për të bërë fotografi

Nagip Arifi: Politikanët nga Shqipëria dhe ata nga Kosova e vizitojnë Kosovën Lindore vetëm sa për të bërë fotografi

Komuna e Bujanocit po përballet me një situatë të brishtë në aspektin politik dhe ekonomik, ndërkohë që nuk ka mbështetje as nga qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Shqipërisë. Kryetari i Komunës, Nagip Arifi, thotë se politikanët shqiptarë po i vizitojnë vetëm sa për fotografi. E përkundër vështirësive, thotë se ia kanë dalë që të menaxhojnë mirë me pandeminë. Arifi thekson se për të dalë nga kjo gjendje, me Serbinë duhet të përdoret parimi i reciprocitetit në mënyrë që ajo që iu garantohet serbëve në Kosovë, t’iu garantohet edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore. I pari i Bujanocit thotë se janë duke i njoftuar të gjitha ambasadat e akredituara në Beograd lidhur me situatën në të cilën ndodhen edhe sot e kësaj dite shqiptarët atje./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …