Naser Shatri: Ministri Sveçla, ka dy rrugë, ose të shtojë patrullat në veri, ose le ta lirojë postin e ministrit të Brendshëm

Naser Shatri: Ministri Sveçla, ka dy rrugë, ose të shtojë patrullat në veri, ose le ta lirojë postin e ministrit të Brendshëm

Aktivisti i Vetëvendosjes, veprimtari i njohur, Naser Shatri i ka kërkuar ministrit të Punëve të Brendshme që të intervenojë në veri të vendit duke dërguar policinë atje ose të lirojë postin e ministrit. Ai  ka shkruar se pas provokimeve të alpinistëve shqiptarë në Bjeshkët e Zubin Potokut, Sveçla duhet të dërgojë atje patrullat policore. Nëse vazhdon kështu dhe të lejojë  që huliganët serbë të provokojnë, atëherë popullata shqiptare duhet të armatoset dhe vullnetarisht të patrollojë si në kohë lufte. Ministri, Xhelal Sveçla ka dy rrugë, ose të shtojë patrullat në atë rajon ose le ta lirojë postin e ministrit të Brendshëm,  ka shkruar me këtë rast, Naser Shatri.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …