Samiti i NATO-s, Varshavë

NATO-ja premton fuqizimin e raporteve me Kosovën

Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive anëtare të Aleancës Veriatlantike, në Samitin e Varshavës kanë bërë të ditur se deri në takimin në nivel ministrash të dhjetorit do të vendosin për fuqizimin e raporteve me Kosovën. Ky qëndrim është bërë i ditur në komunikatën zyrtare të lëshuar pas takimit të Këshillit të Aleancës Veriatlantike, ku ishin të pranishëm udhëheqësit e 28 shteteve anëtare, përfshirë edhe kryetarin amerikan, Barak Obama. Në komunikatën zyrtare, ndër të tjera, theksohet se NATO është në dijeni të kërkesës për të fuqizuar marrëdhëniet me NATO-n dhe se përgjigjja do të jepet jo më vonë se në Ministerialin e Jashtëm të Dhjetorit lidhur me mënyrat e zhvillimit të përkrahjes sonë të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …