Ndahet nga jeta Mana Krasniqi nëna e heroit të kombit, Fatos Krasniqi nga Negroci i Drenasit

Ndahet nga jeta Mana Krasniqi nëna e heroit të kombit, Fatos Krasniqi nga Negroci i Drenasit

Është ndarë nga jeta nëna e heroit te Kombit, dëshmorit Fatos Krasniqi, shoqja e mësuesit Sherif Krasniqi, ish nën-kryetar i komunës së Drenasi, kryetar i SHV-së, dhe ish i burgosur politik. Lajmin e ka bërë të ditur vet z. Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social. “Iku bashkëshortja ime! Pas 56 viteve që rrugëtuam së bashku, po ja që vdekja është e pa mëshirshme! Iku nëna e tre bijve, nëna e heroit të kombit, dëshmorit Fatos Krasniqi. Çiltërsia, fisnikëria, humaniteti dhe solidariteti i saj për ata që i shihte në nevojë dhe që kishin nevojë për t’i ndihmuar. Mana, nuk kursente asgjë dhe as mundin e vet. Të gjitha virtytet që duhet t’i këtë një njeri i posedonte. Ishte edukatore e jashtëzakonshme, por ishte edhe shumë e fortë shpirtërisht. I përballonte burrërisht edhe ato problemet më të dhimbshme. Për të shkruar dhe folur për Manën duhet shumë e shumë ishte shumë meritore dhe e gjerë. Mana, pusho e qetë dhe i lehtë të qoftë dheu i tokës dardane. Varrimi do të bëhet në orën 13:00 më 26 nëntor në fshatin Negroc në varrezat e lagjes së togjeve. Njoftohen të gjithë të interesuarit dhe ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në varrim së varrimin do e bëjmë vetëm familja e ngushtë për shkak të situatës së pandemisë”, ka njoftuar Sherif  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …