Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Miftari nga Qubreli i Skenderajt. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarët e tashmë të ndjerit. Ndërsa sipas njoftimit ceremonia e varrimit bëhet sot, tek varrezat e familjes Miftari, në orën 14:00 në fshatin Çubrel.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
