Ndalet numërimi i votave në Mitrovicë, lindin dyshime për përfshirje të prokurorit Peci – Prokuroria ende pa konfirmim zyrtar

Pas raportimeve se Prokuroria ka hyrë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Mitrovicë dhe ka urdhëruar ndaljen e procesit të numërimit, janë ngritur dyshime publike lidhur me mënyrën se si po trajtohet rasti. Gazetari Adil Behramaj ka reaguar në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë e prokurorit që, sipas tij, po merret me çështjen, Shpëtim Peci, i cili është djali i gjyqtarit të sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Enver Peci. “Një prokuror Peci, djalin e servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses, e paskan dërguar për t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë. Ai i paska nxjerrë jashtë komisionerët. Për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria urgjentisht duhet ta ndërrojë,” ka shkruar Behramaj, duke kërkuar më shumë transparencë rreth zhvillimeve në këtë komunë. Raportimet e para mediatike kanë bërë të ditur se në një nga qendrat e votimit është vërejtur shpërputhje e disa fletëvotimeve me kutitë përkatëse, pasi numrat serikë nuk përputheshin me ato të regjistruara në listë. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga organet e drejtësisë nëse prokurori i përmendur është vërtet përgjegjës për hetimet, apo nëse ndalimi i numërimit ka ndodhur për arsye procedurale. Prokuroria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë për mediat. gazetametro.net

Kontrolloni gjithashtu

Inflacioni në Kosovë arrin 5.1% në tetor, rriten çmimet e energjisë, fluturimeve dhe ushqimeve bazë

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, në Kosovë është rritur mesatarisht me 5.1% në …