Nderohen me “Mirënjohje” Donatorët që ndihmuan Komunën e Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit ashtu si edhe krejt Kosova e Bota po kalojnë në një fazë të vështirë të shkaktuar nga Pandemia e Korona Virusit. Mirëpo edhe në këto ditë të vështira gjithmonë janë njerëzit e vullnetit të mirë që zgjasin dorën e ndihmës për ata që gjatë kësaj kohe ishin në gjendje më të vështirë dhe kishin më së shumti nevojë. Dhe në shenjë të respektit për kontributin e tyre, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma sot iu ndau “Mirënjohje” për të cilën tha se është vetëm një shenjë e respektit dhe falënderimit për ndihmën dhënë banorëve të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma në emrin e tij personal, institucionit të komunës së Hanit të Elezit dhe në emër të të gjithë përfitueseve nga këto ndihma, falënderoi të gjithë donatorët, individët e vullnetit të mirë dhe të gjithë ata që në cilëndo mënyrë kanë kontribuar dhe po kontribuojnë që këtë situatë të jashtëzakonshme ta tejkalojmë sa më parë dhe me sa më pak pasoja. Duke i uruar me fjalët “Zoti ju shpërbleftë” Kryetari Rufki Suma ndau Mirënjohjet të cilat u pranuan nga përfaqësuesit e shoqatave dhe kompanive që sot gjetën mundësi të jenë prezent në këtë ceremoni rasti:

– Shoqata “Jetimat e Ballkanit”

– Kompania “Viva Fresh”

– Organizata Humanitare “Islamic Relief Kosova”

– Shoqata “Ilion Group”

– Kompania “Alba Group”

– OJQ “Shoqëria në Fokus”

– Kompania “Elkos Group”

– Shoqata “WAMY”

– Fondacioni “Freskia”

– Kryqi i Kuq i Kosovës

Komunën e Hanit të Elezit e ndihmuan edhe shumë donatorë të tjerë të cilëve do tu ndahen Mirënjohjet në rastin e parë të përshtatshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …