leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Ndihma e NATO-së erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, rezistencës së popullit tonë për liri dhe luftës së UÇK-së, tha Memli Krasniqi

Sot shënohet 24 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat, për 78 ditë gjunjëzuan regjimin kriminal serb të Millosheviqit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar me këtë rast se kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit tonë për liri, përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së, i dha fund një regjimi gjenocidal duke hapur epokën e ëndërruar të lirisë për ne. “Ky kapitull, kjo shpresë e re, ndihmoi çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit tonë. Prandaj, u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë ndërkombëtarë, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë realizuan këtë mision fisnik dhe humanitar. Faleminderit – dje, sot, nesër, përgjithmonë!”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …