Ndihma për 100 familje përmes QPS Shtime

Ministria për Punë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale ( QPS ), në Shtime kanë ndarë ndihma për 100 familje, në veshmbathje.

Sipas drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Shtime, z. Hasan Avdyli, këto ndihma i kanë marrë familjet të cilat janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Shtime sipas kritereve. Përfitues kanë qenë familjet që janë në gjendje më të rëndë ekonomike dhe familjet që kanë më shumë anëtarë të familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …