Epopeja e UÇK-së

FSK-ja organizon paradë ushtarake për nderë të “Epopesë së UÇK-së’’

Me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe Familjes JASHARI, Qeveria e Republikës së Kosovës, më 5, 6 dhe 7 Mars, organizon Manifestimin gjithë popullor, në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe familjes Jashari. Ceremonia ushtarake e FSK-së mbahet më 5 Mars 2017, në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë , duke filluar nga ora  11:00.

Në Manifestim marrin pjesë:

Kryetari i Republikës së Kosovës Z Hashim Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës  Z. Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës    Z. Isa Mustafa

Ministri i FSK-së Z Haki Demolli

Komandanti i FSK-së  Gjenerallejtënant  Rrahman  Rama

Përfaqësuesi i  Familjes Jashari

Përfaqësues të Shoqatave të  dala nga Lufta e UÇK-së, si dhe personalitete të larta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Manifestimi në FSK, për nderë të ,,Epopesë së UÇK-së’’ është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit!

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …