Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

OVL e UÇK-së fillon nënshkrimin e peticionit për plotësimin e Ligjit lidhur me dhomat e Specializuara

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së të premten në ora 11.00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të fillojnë nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar ditë më parë se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët. OVL e UÇK-së e pranon këtë gjykatë por kërkon që ajo të mos dënojë vetëm luftëtarët e UÇK-së, por edhe pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë serbe.  Gucati beson se  me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …