Në 100 vjetorin e masakrës së Gurbardhit, filloi rregullimi i varrezave të 22 martirëve

Njëqind vite më parë, në fshatin Gurbardh të komunës së Malishevës, kishte ndodhur një prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze, kishin vrarë 22 banorë të fshatit. Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve, kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër. Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza morën pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha dhe mësuesi Haxhi Berisha. Këta të fundit e kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti, për rregullimin e varrezave. Projekti për rregullimin e varrezave të 22 të vrarëve në masakrën e Gurbardhit, të vrarë njëqind vite më parë, financohet nga Komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …