Në 23-vjetorin e rënies heroike rivarrosen në Gllogjan dëshmorët e kombit, Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha

Në 23-vjetorin e rënies heroike rivarrosen në Gllogjan dëshmorët e kombit, Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha

Në 23-vjetorin e rënies, sot është bërë rivarrimi i dëshmorëve të kombit Besart Kadrijaj dhe Shkëlzen Berisha pranë bashkëluftëtarëve të tyre në Kompleksin Memorial në Gllogjan. I pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se me rivarrimin e këtyre dy dëshmorëve po kryhet edhe një obligim ndaj atyre që ranë në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar.  “Familjet Berisha e Kadrija, përcollën bijtë e tyre njëzetetre vjet më parë në rrugën e lirisë. Prej sot, ata do të prehen përgjithmonë në Gllogjan, pranë Heronjve dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …