Në 23 vjetorin e rënies nderohen dëshmorët te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe

Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit: Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e martirëve bënë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së dëshmorëve te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan dhe sakrifikuan për ne. I kemi prore gjithkund e gjithherë. Jehona e zërit të tyre është jehonë lirie që nuk do të na lejoj të devijojmë nga rruga drejt ardhmërisë më të mirë të brezave që do të na pasojnë. Lavdi e nderim përjetë për dëshmorët e Pashtrikut dhe gjithë dëshmorët e lirisë! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …