Kllokoqi: Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment nuk e përkrahën gastronominë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka tërhequr vërejtjen se masat shtrënguese ndaj gastronimosiçë mund të kenë pasoja serioze për ekonominë e Kosovës. Ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e kanë përkrahuar gastronominë. “Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamerier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje! Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?! Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim.Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË! Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat! Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët!” ka shkruar Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …