Në 24 – vjetorin e rënies kryetari Latifi, ka nderuar luftëtarin e UÇK- së, dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 24 – vjetorin e rënies, nderuan kujtimin për luftëtarin e UÇK- së, dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi, si dhe kujtimin për martirët: Jakup A. Krasniqi, Muharrem Morina, Shaban Krasniqi, Sali Krasniqi, Fadil Krasniqi dhe Merdete Morina, nga fshati Senoc. Liria është fituar me gjak dhe jetët e njerëzve që e kanë vulosur, porse ajo ndërtohet, fuqizohet me punë e përkushtim të pandalshëm, gjithnjë duke i respektuar vlerat tona kombëtare e historike, dëshmorët dhe martirët, të cilët janë dhimbja, nderi dhe krenaria e popullit tonë. Nderime dhe lavdi për jetë e mot! Tha me këtë rast kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …