Brickos

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve të lirisë sonë, në përvjetorin e 25-të, sot janë bërë homazhe insitucionale, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Adelina Spahiu, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të UÇK-së, familjarë, drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë të shumtë. Me këtë rast, homazhe janë bërë te Kulla e Ilaz Kodrës në Prekaz, pastaj në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë dhe në Vërbofc të Drenasit. Lavdi heroizmit të komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve të UÇK-së!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …