Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai ka shkruar: “Në Bruksel, në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Nënkryetarit të NALAS-it – Rrjetit të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, bashkë me drejtorin ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi në kuadër të takimit të Komitetit Evropian të Rajoneve ‘Ditët e Zgjerimit”, pata mundësinë që të pranishmëve t’i drejtohem me një fjalë në kuadër të sesionit diskutues mbi Autoritetet Lokale dhe Rajonale në procesin e zgjerimit – Forcimi i demokracisë lokale, mekanizma këto që promovojnë dhe fuqizojnë rrjetëzimin e pushtetit lokal të Republikës së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …