Në aksionin e madh humanitar janë ndihmuar 250 familje skamnore vitiase

Në Viti, është zhvilluar aksioni i madh humanitar ku 250 familje skamnore vitiase kanë pranuar pako ushqimore. Ky aksion humanitar po zhvillohet tradicionalisht në Viti dhe atë në prag të Vitit të Ri. Ndërkaq ai është organizuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Shoqatën „ Vitia“ nga Gjeneva e Zvicrës dhe Hipermarketin „Emi Center”- në Viti. Ndërkaq shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë do të bëhet sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë me këshillat e fshatrave. Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar, ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe atë në prag të festës së Vitit të Ri. “Sot dua të falënderoj të gjithë ata që në prag të festës së Vitit të Ri, ju janë bashkangjitur aksionit të madh humanitar. Një falënderim të veçantë shkon për mërgatën tonë e cila asnjëherë nuk ka harruar vendlindjen dhe të cilët përmes shoqatës “Vitia” me seli në Gjenevë ju janë bashkangjitur fuqishëm këtij aksioni. Gjithashtu dua të falënderoj edhe Hipermarketin “Emi Center” e cila po ashtu është pjesë e këtij aksioni humanitar”, u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, theksoj se kjo shoqatë në bashkëpunim me mërgimtarët tradicionalisht po mbështet këtë aksion humanitar dhe falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë aksion humanitar duke shpresuar që në vitin në vijim të ketë sa më pak qytetarë të kanë nevojë për ndihma humanitare. Ndërkaq Sali Avdullahu, veprimtar vitias që jeton në Zvicër falënderoj kryetarin Haliti për nismat e tij që të jenë pranë qytetarëve, në veçanti pranë familjet skamnore. Përndryshe këto ndihma do të ju shpërndahen familjeve skamnore nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune përmes këshillave të fshatrave dhe në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore e pjesë e saj do të jenë edhe qytetarët e komunitetit pakicë të cilët jetojnë në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …