Brickos

Nënkryetari Berisha, vizitoi shërbimet emergjente dhe të sigurisë gjatë natës së ndërrimit të moteve

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, pas mesnatës, i ka vizituar të gjitha shërbimet emergjente dhe të sigurisë në Malishevë, të cilët i ka falënderuar për punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve, edhe gjatë ndërrimit të moteve. Berisha, i ka vizituar zyrtarët policor në stacionin policor në Malishevë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Përndryshe, bazuar në të dhënat nga shërbimet e emergjencës, përkatësisht në QKMF dhe në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, deri në ora dy të mëngjesit, si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, pesë persona me lëndime të lehta sipërfaqësore, kanë kërkuar ndihmë në QKMF, me lëndime të lehta, si dhe janë shkaktuar dy zjarre, një në Malishevë dhe një në fshatin Vërmicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …