Brickos

Edhe Komandanti shqiptarë-vrasës, gjenerali serb, Radomir Putnik kishte marrë titullin “Grand Officier de la Légion d'honneur”

Edhe Komandanti shqiptarë-vrasës, gjenerali serb, Radomir Putnik kishte marrë titullin “Grand Officier de la Légion d’honneur”

Ende pa e ditur mirë se sa personalitete kanë marrë nga Franca titullin, “Grand Officier de la Légion d’honneur” po i thuren lëvdata shkrimtarit, Ismail Kadare për ‘nderin’ e madh që i ka bërë Franca. Në mesin e atyre që e kanë marrë këtë dekoratë, madje shumë kohë pa lindur Ismail Kadare ka qenë edhe komandanti shqiptarë-vrasës, gjenerali serb, Radomir Putnik, i cili në vitin 1912 kishte dhënë urdhër të vriteshin dhe të masakroheshin të gjithë shqiptarët në Kumanovë, Shkup e më gjerë. Asokohe serbët, grekët  e sllavët kanë  vrarë 20 fish më shumë shqiptarë sesa kishte vrarë regjimi fashist serb i Milosheviqit në vitet: 1998-1999.

Krimet barbare dhe masakrat mbi shqiptarët, në Kumanovë e Shkup i kishte denoncuar asokohe edhe  reporteri  rus i luftës,  Leon Trocki, i cili madje  krimet sllave kundër shqiptarëve i kishte quajtur si krime kundër njerëzimit. Për ato  krime barbare ai kishte akuzuar  Dumën Ruse dhe regjimin vrastar të Beogradit. A mund të presim që shkrimtari ynë i madh, shkrimtari i dashur për francezët,  të heq dorë nga ky çmim tradicional i Francës, vetëm edhe për këtë fakt?

Realisht janë edhe disa serbë të tjerë, të cilët kanë marrë këtë “titull nderi” por edhe shumë “kalorës të Mëdhenj” që kanë masakruar popullatën e Algjerit, Marokut dhe shteteve të tjera.

 

Google

Radomir Putnik – Grand Officier de la Légion d’honneur.

Radomir Putnik, également connu sous le nom voïvode Putnik en serbe Радомир Путник – Војвода … Grand Officier de l’Ordre de la Légion d’Honneur (France) 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …