Brickos

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit të Prishtinës bënë të ditur se me 19, 20 dhe 21 gusht do të hynë në grevë

Në ANP “Adem Jashari” numri i udhëtarëve shënon rritje prej 12.5%

Këtë vit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” numri i udhëtarëve ka shënuar rritje prej 12.5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit paraprak. Kështu ka bërë të ditur zyrtari për informim në Aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi në një konferencë për media.

“Nëse e krahasojmë me numrin e udhëtarëve të një viti paraprak atëherë del që në Aeroportin e Prishtinës kemi një rritje prej 12.5 përqind të udhëtarëve. Kjo vjen krejt si rrjedhojë e investimeve të Limak-ut në pajisje moderne dhe me staf profesional”, tha ai.

Emetimi i gazrave zvogëlohet për 24%

Në këtë konferencë është folur edhe për temën e akreditimit të Aeroportit në nivelin neutral të karbonit. Zyrtari për informim, Unidon Krasniqi, bëri të ditur se kanë arritur ta zvogëlojnë emetimin e gazrave për 24 përqind.

“Këtë vit kemi arritur që të zvogëlojmë emetimin e gazrave nga pajisjet tona operative për 24 përqind, e si pasojë jemi certifikuar në nivelin e fundit që është niveli plus 3, neutraliteti i programit të akreditimit të karbonit në aeroporte. Ky program është nën Këshillin Ndërkombëtar të Aeroporteve dhe përfaqëson diku rreth 500 aeroporte. Të gjitha këto janë bërë me veprime konkrete nga ana jonë dhe kemi organizuar disa kampanja vetëdijësuese për stafin tonë në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe shpenzimet e ujit. Përveç kësaj, edhe e kemi bërë zëvendësimin e pajisjeve të teknologjisë informative dhe ato që nevojiten për procesimin e udhëtarëve me pajisjet më të reja, në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë shpenzimet e energjisë. E kemi bërë edhe ndërrimin e pajisjeve të vjetra transportuese në platformën me pajisje më të reja, që operojnë me benzinë e cila është më e favorshme për mbrojtjen e mjedisin”, tha ndër të tjera, zyrtari për informim në ANP “Adem Jashari”, Unidon Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …