Në Bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u shënua Dita Botërore e Librit

Nën organizimin e DKRS-së, shoqatës “Hareja dhe Klubit Letrar “Xhevdet Bajraj, në prezencë të nënkryetarit të komunës së Rahovecit Fatmir Iska, në mjediset e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u shënua Dita Botërore e Librit. Në këtë debat kushtuar librit u fol për rëndësinë e të lexuarit, gjendjen e bibliotekave në komunën e Rahovecit dhe nevojën e furnizimit të rregullt me literaturë të nevojshme e të kërkuar nga lexuesit. Para një numri të madh të fëmijëve nga shoqata Hareja dhe poetëve të Komunës së Rahovecit, drejtori i DKRS-së z. Afrim Dina prezantoi punën dhe angazhimet që janë bërë e po bëhen për rritjen e nivelit të lexueshmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec

Për nder të festës së Bajramit të Vogël, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, …