Në Burim të Malishevës, kanë filluar të realizohen dy projekte

Në fshatin Burim (ish Joviq) të komunës së Malishevës, kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin. Projekti i parë është ai i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit dhe projekti i dytë është ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën e fshatit. Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, kanë vizituar këtë fshat, për ti parë nga afër punimet në këto dy projekte, si dhe janë takuar me banorët. “Zgjerimi i kanalizimit, përkatësisht ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për një pjesë të fshatit të cilët deri më tani nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, ka rëndësi jetike për banorët, pasi rrjetet e kanalizimeve sot janë një domosdoshmëri. Gjithashtu edhe ndërtimi i fushës së sportit, për nxënësit e shkollës, por edhe për të rinjtë e fshatit, gjithashtu ka rëndësi të madhe dhe ka qenë më se e nevojshme”, tha nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në Burim. Nga ana tjetër, banorët e kësaj pjese të fshatit, janë të kënaqur me ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe e falënderojnë Komunën, për investimin e bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …